Njëra nga masakrat më të mëdha

Njëra nga masakrat më të mëdha

Njëzet vjet më parë, forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, kishin kryer masakër në fshatin e Belegut. Aty kishin vrarë dhe u masakruar 46 shqiptarë dhe kjo është njëra prej masakrave më të mëdha që ishte kryer nga forcat paramilitare serbe.

Sot e kësaj dite, fati i shumë të pagjeturve të këtij fshati, si dhe fshatrave të tjera të Komunës së Deçanit, mbetet ende i pa zgjidhur.

Forcat paramilitare serbe 20 vjet më parë kishin filluar një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut. Kjo pasi një ditë më parë ata kishin pësuar humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sot, në kompleksin memorial të këtij fshati do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh. Ndërsa, në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” mbahet ligjërata publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i Belegut”.