"Është koha për të zhvendosur vëmendjen nga e kaluara"

“Është koha për të zhvendosur vëmendjen nga e kaluara”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka porositur popullin e Kosovës që 20 vjet pas përfundimit të luftës të fokusohen nga e ardhmja e vendit .

“Në 20 vjetorin e përfundimit të luftës dhe ardhjen e KFOR-it, është koha për të zhvendosur vëmendjen nga e kaluara, për atë që është përpara. Sfida që sot ju duhet të mendoni është se si duket një e ardhme më e ndritshme për vendin tuaj të ri.”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Në një postim tjetër para disa orësh Kosnett poashtu ka vlerësuar lart rolin e NATO-s dhe KFOR-t në ruajtjen e paqes në Kosovë gjatë këtyre 20 vjetëve.

“Ne i pranojmë angazhimet dhe sakrificat e Aleancës së NATO-s këto 20 vitet e fundit. Pa KFOR-in që siguron një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes në Kosovë, përpjekjet për të siguruar një paqe të qëndrueshme dhe për të promovuar pajtimin do të ishin të pafrytshme .” , ka shkruar Kosnett./21Media