Veseli: Bashkë, do të ecim tutje, edhe më të fuqishëm

Veseli: Bashkë, do të ecim tutje, edhe më të fuqishëm

Sot u bënë 20 vjet prej kur është themeluar Partia Demokratike e Kosovës. Lideri i këtij subjekti politik, Kadri Veseli duke folur për rrugëtimin e PDK-së dhe rolin e saj në ndërtimin e shtetit, tha se ky 20 vjetor e gjenë PDK në një rol të ri.

“Ky 20 vjetor e gjen Partinë Demokratike në një rol të ri, si lidere opozitare, por gjithmonë në shërbim të kombit dhe shtetit. Urime të gjitha strukturave, anëtarëve dhe mbështetësve, veçanërisht themeluesve, dhe falemnderit nga zemra për përkrahjen e dashurinë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë, do të ecim tutje, edhe më të fuqishëm!”, ka shkruar ndër tjerash Veseli në Facebook.

Partia Demokratike e Kosovës sot shënon 20 vjet të themelimit të saj, një rrugëtim ky i jashtëzakonshëm për vendin dhe…

Gepostet von Kadri Veseli am Donnerstag, 10. Oktober 2019

Partia Demokratike e Kosovës për 12 vjet ishte në pushtet, fillimisht lider i saj ishte presidenti aktual, Hashim Thaçi, por me marrjen e postit të presidentit në shkurt të vitit 2016 dha dorëheqje nga kryetari i PDK-së.

PDK zgjodhi për kryetar Kadri Veselin. Veseli fitoi edhe zgjedhjet e vitit 2017, mirëpo në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, PDK u radhit e treta, duke mbetur kështu në opozitë./21Media