Mbahet tubim qendror në sheshin "Skënderbeu"

Mbahet tubim qendror në sheshin “Skënderbeu”

Filloi tubimi qendror në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në sheshin “Skënderbeu”. Në kremtimin e ditës së çlirimit po marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-vë, Bill Clinton, ish-sekretarja, Madeleine Albright, ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, kreu i shtetit të Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e shumë emra të tjerë.

Ky tubim u hap me një dokumentar që i dedikohet 20- vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, ditë kjo e cila konsiderohet si Dita e Çlirimit të vendit.

Sot bëhen 20 vjet që kur trupat e NATO-s ishin futur në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i kishte paraprirë një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe (ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve) dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë.

Hyrja e trupave të NATO-s ishte bërë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova./21Media