200 personave u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës

Një vit nga themelimi i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës deri më tani ka pranuar gjithsej 911 aplikacione dhe ka marrë vendim për 323 raste, prej të cilave 200 personave i është njohur statusi viktimë e dhunës seksuale të luftës, ndërsa 123 personave i është refuzuar ky status. Janë pranuar 100 kërkesa për rishqyrtim, gjysma e të cilave janë rishqyrtuar dhe është vendosur për to. Ndërsa mbi 50 aplikacione të tjera janë në shqyrtim e sipër. Kjo është bërë e ditur nga komisioni përmes një konference për media.

Në shënimin e një vjetorit të punës të Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës është bërë thirrje thirrje të gjithë personave të cilët kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë që të aplikojnë për njohjen e statusit të tyre ligjor

“Komisioni Qeveritar bazuar në kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e procesit, si dhe me qëllim të vlerësimit të drejtë dhe të ligjshëm të aplikacioneve, secilit rast i ka kushtuar kohën e nevojshme.
Komisioni Qeveritar është i pavarur në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij, dhe askush nuk ka të drejtë të ushtroj apo të tentoj të ushtroj çfarëdo lloj ndikimi në punën e tij.
Komisioni Qeveritar shpreh shqetësimin e tij rreth informacioneve jo zyrtare të cilat janë duke u plasuar në media mbi punën e këtij Komisioni. Komisioni Qeveritar i bën thirrje institucioneve të vendit, organizatave joqeveritare, mediave dhe të gjithë qytetarëve që të mbështesin këtë proces dhe punën e Komisionit Qeveritar kaq të rëndësishëm për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e këtij komisioni.

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës është themeluar para një viti./21Media

Back to top button