Presidenti Meta, dhe ministri Gashi, vizituan Parkun Arkeologjik të Ulpianës.

Presidenti Meta, dhe ministri Gashi, vizituan Parkun Arkeologjik të Ulpianës.

Në kuadër të agjendës në vizitën e tij zyrtare në Kosovë, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizituan Parkun Arkeologjik të Ulpianës.

Ata me këtë rast kanë parë nga afër tre sektorët që ka ky lokalitet arkeologjik i pasur me objekte e elementë të shumtë të periudhës së antikitetit.

Ministri Gashi e informoi presidentin Meta për përkrahjen që ka dhënë MKRS-ja për investimet në parkun e Ulpianës nëpërmjet Institutit Arkeologjik të Kosovës, duke e konsideruar si një ndër prioritetet kryesore të trashëgimisë arkeologjike të Republikës së Kosovës. Gashi tha se viti 2018 do të jetë vit i trashëgimisë.

Ndërkaq, përgjegjësi i parkut, Milot Berisha e njoftoi presidentin Meta për historikun e parkut, sektorët dhe objektet e tij, si dhe procesin e gërmimeve, konservimit dhe restaurimit.

Nga ana e tij, presidenti Meta pohoi se ndjehet i lumtur që po e viziton këtë lokalitet të rëndësisë së veçantë jo vetëm për Kosovën, por për tërë hapësirën mbarë shqiptare dhe parqe të tilla janë pasuri që duhet ruajtur.