2019-ta, viti i Gjykatës Speciale

Ftesa të shumta kanë arritur në Kosovë gjatë vitit 2019

Mbi 250 persona, ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare dhe qytetarë të Kosovës janë ftuar gjatë vitit që shkoi nga Gjykata Speciale. Disa prej tyre janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve, por shumë prej tyre ftesën e kanë marrë vetëm si dëshmitarë. Shumë ftesa janë dërguar edhe nëpër në lokale të ndryshme dhe tregon joprofesionalizëm.

OVL-UÇK nuk përjashton protestat të ashpra për të kundërshtuar arrestimet. Këtë e tregojnë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët vazhdojnë të kundërshtojnë këtë gjykatë që sipas tyre është politike dhe e njëanshme, duke deklaruar se shumë shpejtë pritet të ngritën aktakuzat e para.

Ftesa të shumta kanë arritur në Kosovë gjatë vitit 2019, nga Gjykata Speciale, sidomos në gjysmën e dytë të vitit, ku këto thirrje u intensifikuan. Madje janë ftuar edhe disa nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, në mesin e tyre edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dikur udhëheqës të UÇK-së.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, në një intervistë për Kp tha se viti që lëmë pas, për ta ishte plot sfida.

“Deri më tani Gjykata Speciale ka ftuar mbi 250 persona të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një numër të caktuar të qytetarëve të Kosovës si lloj dëshmitari që nuk dihet ende çfarë dëshmitaresh janë, por për ne kjo gjykatë ka qenë e papranueshme, do të jetë e papranueshme dhe është një gjykatë e njëanshme, është gjykatë politike, kështu që sfida të mëdha kemi pasur këtë vit, duke marrë parasysh Gjykatën Speciale, e cila për çdo ditë ka ftuar 4-5 vetë e më shumë”, tha ai.

Sipas deklarimeve që kanë bërë të ftuarit, Gucati deklaroi se shumë prej tyre janë thirr si dëshmitarë, por ka pasur edhe një numër që ftesën e kanë marrë si të dyshuar.

Nga vera e vitit të që lëmë pas, filluan ftesat edhe për ish-komandantët e UÇK-së, ku sipas Gucatit, pritet të ftohen edhe udhëheqës të tjerë të luftës.

“Ngritje të aktakuzave po, është reale, kanë pasur të ngritën para një muaji apo dy jave, por me siguri që për shkaqe që ne e bëmë shumë mediatike, dhe duke falënderuar mediat që na kanë ndihmuar, që e kanë bërë një punë të madhe, edhe tek dërgimi i ftesave tyre që u është tërhequr vërejtja që i kanë dërguar ftesat në lokale të ndryshme, në rrugë apo makina të ndryshme, e tash ftesat dërgohen nëpër shtëpi, me postë apo vet personat e autorizuar të gjykatës. Vet shpejtësia e këtyre ftesave që i ka dërguar Gjykata Speciale ka lënë të kuptojmë që do të ngritën aktakuzat e para shumë shpejtë”, shtoi Gucati.

Duke thënë që ftesat tashmë po dërgohen në adresë të caktuar apo persona të autorizuar, Gucati shtoi se mënyra si u dërguan ato më parë në lokale të ndryshme, tregon joprofesionalizmin e kësaj gjykatë.

Kryetari i OVL-UÇK u shpreh se nuk i përjashtojnë protestat nëse fillojnë arrestimet. Veçse për këtë thekson se nuk e kanë mbështetjen e deputetëve, meqë siç thotë ai, janë ata që vet e votuan këtë gjykatë.

“Ne nuk i përjashtojmë protestat, në çdo moment mund t’i organizojmë, por konform situatës ne do të shkojmë. Ne nuk duam të shkatërrojmë vendin tonë, nuk jemi kundër drejtësisë, por jemi kundër drejtësisë selektive që po bëhet vetëm me pjesëtarë të UÇK-së…Mundësia për protesta nuk përjashtohet edhe pse kemi problem për protesta sepse Parlamenti i Kosovës, deputetët tanë e kanë votuar këtë gjykatë dhe tash ne na kanë nxjerrë problem se vet jemi sponsorizues të kësaj gjykate, jo vet në aspektin ne organizata, por nga deputetët tonë që ne aty kemi pas edhe komandantë të ndryshëm, edhe veteranë të UÇK-së edhe subjekte të tjera që kur kemi biseduar kanë thënë nuk do ta votojmë por e kanë votuar, kështu që këtu pak kemi qalitje, se një pjesë e shokëve na thonë ne e kemi votuar vet, qysh me dalë tash në rrugë”, u shpreh ai.

Gjykata Speciale me seli në Hagë është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës në vitin 2015.

Nga janari i vitit 2019, Prokuroria e Specializuar ka intervistuar ish-pjesëtarë të UÇK-së, ndërkohë që aktakuza ende nuk ka.

Back to top button