Çajtorja si rrugëdalje për të mos e humbur procesin mësimorë

Çajtorja si rrugëdalje për të mos e humbur procesin mësimorë

207 nxënësit e Novosellës të Komunës së Bogovinës kërkojnë rrugëdalje për ndjekjen mësimit, pasi shkolla e tyre u djeg 2 ditë më parë. Ata si opsion kanë objektin e komunës si dhe xhaminë së fshatit.

Edhe mësimdhënësit nuk e kanë lehtë. Thonë se në këto kushte nuk mund të bëjnë punën siç duhet.

Edhe prindërit nuk mund të jenë të qetë, pasi ndjejnë se fëmijët e tyre nuk janë të sigurt, shkruan tv21.tv

Nga sektori i punëve të mbrëmshme në Tetovë, thonë se po punojnë për zbardhjen e rastit. Ata dyshojnë zjarri ka ardhur nga instalimi i vjetër i rrymës elektrike.

E drejtori i shkollës Aziz Jakupi, po dyshon se një kabllo elektrik ishte shkaktar i zjarrit të shkollës.

“Po është riparuar edhe me kabllo të ri elektrik shkolla, por vetëm se ka pasur një kabllo, e cila ka kaluar nga shkolla te baraka edhe problemi po del të jetë nga baraka, por ende zyrtarisht nuk dihet shkaku”, u shpreh Aziz Jakupi, Drejtor i Shkollës “11 Tetori”.

Ministria e Arsimit po pret raport nga komisioni i formuar për vlerësimin e dëmit dhe riparimin e shkollës së djegur, dy ditë më parë në shkollën “11 tetori” në Novosellë të komunës së Bogovinës.

“Ministria e Arsimit, ka deleguar një komision prej njësisë për investime kapitale, ku janë në përbërje inxhinier të diplomuar dhe do ta shohin gjendjen faktike të shkollës dhe do të jetë një nga prioritet më kryesore të ministrisë që të krijohen kushtet që sa më shpejt të ndërtohet dhe të rregullohet ajo shkollë”, tha Safet Neziri, nga Ministria e Arsimit.

Ndryshe shkolla dy ditë më parë shkolla u djegë tërësisht. Përveç shkollës është djegur edhe një kasolle dhe një makinë që ka rastisur aty pranë.  Shkolla ishte rinovuar në vitin 2011, me fonde nga Banka Botërore.