Federata e boksit nisi ekspeditën për në bregdetin shqiptar

Federata e boksit nisi ekspeditën për në bregdetin shqiptar

Në mënyrë që të përgatitën sa më mirë për sfidat që i presin në vitin 2018-të Federata e Boksit e Kosovës ka dërguar sot një ekspeditë të gjerë boksierësh në përgatitje në Durrës.

21 boksierë në konkurrencën e meshkujve dhe 6 në atë të femrave si dhe ekipet e trajnerëve do të qendrojnë në qytetin bregdetar nga sot deri me 18 të këtij muaji, ku do të kenë mundësinë të përgatiten në mënyrë intensive për luftrat që do të zhvillojnë gjatë këtij viti./21Media