Zejnullahu tha se donacioni ka vlerë të madhe ngase janë paisje dhe aparatura që nevojiten shumë 

Zejnullahu tha se donacioni ka vlerë të madhe ngase janë paisje dhe aparatura që nevojiten shumë 

Klinika e Syve sot ka pranuar një donacion në paisje në vlerë 21 mijë euro, nga “People in Need”,   mundësuar nga Agjensioni Çek për Zhvillim.

Me këtë rast, Ramadan Berisha, i cili përfaqëson donatorin tha se ky donacion është dhuratë nga populli çek. “  Ky donacion realizohet  në kuadër të projektit integrimi i personave me probleme me shikim”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, kjo aparaturë do të mundësoj dhe lehtësojë trajtimin e personave që kanë probleme me shikim, e që ka qenë edhe synimi kryesor i donacionit që është realizuar përmes Agjencisë Çeke, e cila është prezente nga viti 2010 në Kosovë.

Në anën tjetër, dr. Florim Zejnullahu, drejtor i Klinikës së Syve në QKUK siç bëhet e ditur në komunikatë tha se donacioni ka vlerë të madhe për Klinikën e Syve, ngase janë paisje dhe aparatura që nevojiten shumë për Klinikën Syve./21Media