21 të lënduar nga aksidenti në Graçanicë

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti zyrtar të policisë dhe një furgoni

21 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore deri tani, si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 06:30 në Graçanicë.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti zyrtar të policisë dhe një furgoni (që po transportonte nxënës).

Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button