Historia e dhimbshme e 21-vjeçarit

Historia e dhimbshme e 21-vjeçarit

Një futbollist i ri vdiq nën rrotat e një treni të shpejtë, vetëm 12 orë pasi përfundoi romancën me të dashurën e tij, për shkak të mesazheve që i gjeti në telefonin e saj.

Jacob Standbridge, 21-vjeçar, u shtyp nga shpejtësia e madhe e lokomotivës së trenit, posa i shkroi nënës së tij: “Të dua shumë nënë. Faleminderit për gjithçka. Më fal”.

Jacob – i njohur si Jake – pësoi lëndime të shumta pasi u godit nga treni në ora 6.30 të mëngjesit më 13 tetor të vitit të kaluar në stacionin hekurudhor Sandbach në Cheshire dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Ai ishte ndarë me të dashurën e tij, Ciera Barnes, një natë para incidentit, pasi u zemërua që gjeti disa mesazhe në telefonin e saj.

Ai kishte menduar t’i propozonte asaj martesë përgjatë një udhëtimi në New York dhe çifti bleu banesë. Por, sipas disa thashethemeve, lidhja e tyre u trazua pasi ai filloi të merrte injeksione steroide.

Nëna e tij Karren tha: “Diku në janar të vitit 2016, Jacob u takua me Cieran. Ani pse ai kishte shumë të dashura, ajo ishte dashuria e tij e parë dhe u bë pjesë e familjes. Por, duket se 7-8 javët e fundit, gjërat u komplikuan me Cieran dhe kjo ndodhi kur ai filloi të merrte injeksione steroide. Ai e kuptoi se ajo ka ndryshuar dhe nuk e donte më. Ai njëherë u dërmua para meje dhe më tha që e donte të dashurën e tij, por ajo nuk po logjikonte me kokën e saj. Unë e sigurova atë që ulje-ngritjet ishin pjesë e një marrëdhënieje. Kur më fliste për të, më dukej se ai po e përgatiste mendjen e tij ta pranonte. Çka e lëndonte atë më shumë ishte mosbesimi. Ai kishte shumë besim te shokët, familja dhe të dashurat dhe mendoj se kjo është gjëja që ai e vlerësonte më së shumti”, tha nëna e tij.

“Një incident ju ndodhi atyre në fund të gushtit të vitit të kaluar, kur ata po shkonin në pushime, kështu që ata nuk shkuan në pushime. Por gjendja e tij u keqësua në katër deri në gjashtë javët e fundit. Më 12 tetor unë isha në shtëpi duke pastruar dhe ai papritmas u largua nga shtëpia. Ne biseduam për planet për vikend dhe ditëlindjen e tij. Gjithçka dukej normale atë kohë, por në ora 19:00 në mbrëmje, ai telefonoi dhe tha se po vinte në shtëpi dhe se gjërat mes tij dhe Ceras përfunduan. Ai tha se gjeti disa mesazhe në telefonin e saj. Dukej i qetë, por e kishte përfunduar një lidhje disavjeçare. Unë e këshillova të flinte dhe mbase do të ndihej më mirë në mëngjes, por ai ishte i vendosur për ta përfunduar lidhjen. Në ora 5:30 në mëngjesin e së shtunës, dëgjova dikë që po shkonte poshtë shkallëve dhe e pashë Jacobin teksa po e voziste veturën. Ne menduam se ai po i qartësonte gjërat me Cieran dhe po pajtoheshin, por në ora 6:30 pranova një porosi, në të cilën thuhej: “Të dua shumë nënë, faleminderit për gjithçka. Më fal”. Menjëherë e ndjeva se diçka po ndodhte.

I shkrova atij të kthehet në shtëpi dhe të mos veprojë gabimisht, se ne e duam atë dhe do të bëjmë gjithçka për të. Ne po e thërrisnim atë vazhdimisht dhe ani nuk po lajmërohej, pastaj e telefonuam edhe Cieran dhe mikun e tij të ngushtë. Kur i lidhi gjërat, mendoj se situata e tij u përkeqësua kur ai nuk po merrte më injeksione me steroide”, tha ajo, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Ndërsa Ciera tha se ai po merrte steroide mes korrikut dhe gushtit, por reagimi i tij në situata ose argumente që nuk ishin të mëdha ai po i ekzagjeronte. Sipas Cieras, ai tha se do të shkonte te mjekët, por vetëm pas vdekjes e kuptuam se ai nuk kishte shkuar te mjeku./21Media