21 vjeçari vret pesë persona në mesin e tyre prindërit e tij

Pesë persona kanë vdekur pas një serie të të shtënave në  Louisiana

I dyshuari 21 vjeçari Dakota Theriot, është akuzuar për vrasjen e prindërve të tij, Elizabeth dhe Keith Theriot, të dytë 50 vjeç, në qytetin e Gonzalez, thanë autoritetet përgjegjëse. përcjell rtv21.tv

Dakota Theriot është dyshuar gjithashtu për vrasjen e tre personave të tjerë në zonën fqinje të Livingston Parish. Viktimat, Billy, Summer dhe Tanner Ernest u gjetën të vdekur të shtunën në mëngjes (sipas orës lokale), thanë nga  Zyra e Sheriffit të Livingston.

Të paktën një nga viktimat e Livingston ishte një mik i Theriot, bëhet e ditur nga zyra e Sherift Bobi Webre.

Autoritetet ishin në kërkim të Theriot të shtunën dhe thanë se besonin se ai ishte “i armatosur dhe i rrezikshëm”.

I dyshuari është akuzuar për dy akuza të vrasjes së shkallës së parë, përdorimit të paligjshëm të armëve. Hetuesit ende po përpiqen të hetojnë motivin e ngjarjes./21Media

Back to top button