10 personat më të pasur të Hollywood-it

10 personat më të pasur të Hollywood-it

Revista “Forbes”, ka publikuar listën e të famshmëve që janë më të pasurit në Hollywood, shkruan rtv21.tv

Këtë listë e kryeson më e reja në moshë, Kylie Jenner e cila është vetëm 21 vjeçare me pasurinë që posedon lë prapa emra të suksesshëm në industrinë e muzikës.

Kylie Jenner

Pasuria e Jenner arrin në  900 milionë dollarë.

Jay-Z

Në këtë listë radhitet i dyti, reperi Jay-Z, me pasurinë në vlerë 810 milionë dollarë.

Beyoncé

Listën e vazhdon gruaja e reperit, Beyonce që njëkohësishtë cilësohet edhe si femra më me ndikim në botë. Pasuria e saj arrin vlerën prej 355 milionë dollarë.

Kim Kardashian West

Senzacioni i kohës së internetit, Kim Kardashian radhitet e katërta në këtë listë. Pasuria e saj arrin vlerën e 350 milionë dollarëve.

Taylor Swift

Këngëtarja ka pasuri në vlerë prej 320 milionë dollarëve.

Ed Sheeran

Pasuria e këngëtarit arrin vlerën e 110 milionë dollarëve.

Katy Perry

Artistja ka pasuri në vlerë prej 83 milionë dollarëve.

The Weeknd

Artisti posedon pasuri në vlerë prej 57 milionë dollarëve.

Lady Gaga

Këngëtarja unike dhe shumë e dashur për publikun, Lady Gaga radhitet e parafundit në këtë listë, ku posedon pasuri në vlerë prej 50 milionë dollarëve.

Drake

Reperi më i dëgjuar në botë, Drake radhitet i fundit në këtë listë, i cili sipas revistes “Forbes”, posedon pasuri në vlerë prej 47 milionë dollarëve./21Media