21 vjet nga Masakra e Reçakut, Kosova në dhimbje

Masakra e cila u dëshmua nga misioni i OSBE-së

Sot bëhen 21 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak. Më 15 Janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Në përkujtim të përvjetorit të kësaj masakre, bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ndërsa nga ora 11:00 do të mbahet akademi përkujtimore në “Shtëpinë e Kulturës” në Shtime.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj duke kujtuar 15 janarin e viti 1999 me pamje nga Reçaku, tha: “Le të mbetet ky krim gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve, në ndërgjegjien e atyre që e planifikuan dhe kryen dhe në ndërgjegjien e atyre që ndanë trojet tona para një shekulli”.

Policia dhe ushtria serbe në Kosovë kanë kryer masakra të shumta gjatë viteve 1998 dhe 1999, por Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe. /21Media

 

Back to top button