Leci ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Leci ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sot bëhen 21 vite nga rënia e mjekut dëshmor Lec Gradica. Për të nderuar veprimtarinë dhe rënien heroike të dëshmorit Doktor Lecit, sot nga ora 10:00 bëhen homazhe pranë varrit të tij Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.

Dr. Lec Gradica ra heroikisht duke shëruar plagët e luftëtarëve dhe popullatës në malet e Qyqavicës më 24 shtator.

Gradica ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment profesionin e tij prej mantelbardhi, edhe në kohën kur UÇK vepronte ilegalisht.

Dr. Leci është mjeku i parë i UÇK-së i rënë në detyrë.