Tërnava: BIK ka përfunduar të gjitha përgatitjet për në haxh

Tërnava: BIK ka përfunduar të gjitha përgatitjet për në haxh

Sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” janë nisur 216 besimtarë myslimanë për të kryer haxhin, kushtin e pestë të besimit islam.

Nga gjithsej 1 mijë e 80 sa do të udhëtojnë këtë vit, në mesin e tyre është edhe kryetari i Bashkësisë Islame, myftiu Naim Tërnava, për të cilin nuk është hera e parë që po udhëton për në Mekë.