38 aksidente trafiku

38 aksidente trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së enjte në territorin e Kosovës kanë ndodhur 38 aksidente komunikacioni.

Sipas policisë 14 aksidente ishin me persona të lënduar, kurse në 24 aksidente të tjera ishin vetëm për dëme materiale.

Ndërsa, sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik, vetëm dje janë shqiptuar 1 mijë e 354 gjoba.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë arrestuar edhe 22 persona, 13 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 2 të tjerë në vuajtje të dënimit./21Media