Të helmuarit në spital

Të helmuarit në spital

Pronari i një lokali është arrestuar pasi që si pasojë e konsumimit të ushqimit janë helmuar 22 persona.

Rasti kishte ndodhur më 24 gusht në Gjlan, ndërsa arrestimi i pronarit të lokalit është bërë dje.

“Lidhur me rastin me datën 29.08.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pronar i një lokali, pasi që në lokalin e njëjtë si pasojë e konsumimit të ushqimit janë helmuar ankuesi mashkull K-Shqiptar dhe 21 klientë të tjerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të gjithë të helmuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media