Sekuestrohen dy armë në pronësi ilegale

Sekuestrohen dy armë në pronësi ilegale

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 13:45 në lagjen “Ortokoll” të Prizrenit, është vërejtur një 22 vjeçar me armë në brez.

“Policia sapo ka pranuar informacionin menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari T. C, Sh/K i lindur në vitin 1997, ka gjetur në posedim : Pistoletë ‘Zastava’ nr. serik.T-741859 me një karikator, pistoletën ‘EKOL TUNA’ nr serik. ET-1291565, tre fishekë të kalibrit 6.35 mm, një shufër metalike dhe një thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetuesit dhe njësiti i krim-teknikës ka dalë në vendin e ngjarjes. Policia ka njoftuar se armët dhe gjësendet tjera janë sekuestruar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe hetimet janë duke vazhduar./21Media