Shënohet festa e Shën Nënë Terezës

Shënohet festa e Shën Nënë Terezës

Sot bëhen 22 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes dhe të bekuarës së Vatikanit, Shën Nënë Tereza.

Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës, ishte Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ishte lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup.

Pas 10 ditëve të Nënë Terezës që filluan në ditën e lindjes së saj më 26 gusht, në 22 vjetorin e vdekjes, mbahen aktivitetet në vigjilje të festës së Shën Terezës.

Ditëfesta liturgjike e Shën Nënë Terezës do të kremtohet solemnisht në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Prej orës 10:00 është paraparë pritja e besimtarëve, miqve dhe njerëzve vullnetmirë.

Prej orës 11:00 mbahet mesha solemne e festës në Katedrale, e udhëhequr nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren- Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.

Sivjet, ditët e Nënë Terezës, nëntëditëshi përgatitor dhe devocioni ndaj saj, kanë qenë të kremtuara në mënyrë të veçantë duke e kujtuar 40-vjetorin e Çmimit Nobel për Paqe të Nënë Terezës, e cila e mori në vitin 1979 në Oslo.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7 mijë e 500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960 mijë të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47 mijë viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3 mijë e 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë.

Këto janë shifrat e mesit të viteve të 80-ta, dhe deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

Ajo ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë dhe janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite me qindra vepra për të Nënë Terezën./21Media