23 aksidente gjatë fundjavës

Ka pasur të vdekur dhe të lënduar

Një shofer i automjetit motorik të udhëtarëve e ka humbur jetën në njërin prej 23 aksidenteve rrugore të regjistruara gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB Shkup

Nga të evidentuarit, nëntë aksidente të premten, në katër, më lehtë janë lënduar katër persona, pesë aksidente janë me pasojë të dëmit material.

Të shtunën, megjithatë, kanë ndodhur shtatë aksidente rrugore, me ç’rast në gjashtë më lehtë janë lënduar nëntë persona. Një aksident është me pasojë të dëmit material.

Siç informojnë nga SPB Shkup, dje në Shkup janë regjistruar shtatë aksidente, në njërin prej tyre e ka humbur jetën shoferi, një shofer është me lëndime të lehta trupore, ndërsa dy persona kanë marrë lëndime po ashtu të lehta trupore. Në dy prej tyre është shkaktuar dëm material.

Policia e trafikut ka sanksionuar 40 shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, 10 janë përjashtuar nga komunikacioni të cilët ishin nën ndikim të alkoolit, nëntë shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, 52 shoferë skadim të lejes për qarkullim ose pa leje për qarkullim, ndërsa 93 ishin parkuar në mënyrë të papërshtatshme.

Janë sanksionuar edhe tetë këmbësorë, të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta, gjegjësisht kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, si dhe nëntë shoferë të mopedëve dhe motoçikletave të cilët gjatë vozitjes në rrugë nuk e kanë mbajtur helmetën mbrojtëse në kokë.

Me ndihmën e automjetit special “merimanga” janë larguar 89 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të aksionit edukativ të trafikut “T’i mbrojmë fëmijët në rrugë”. Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me fëmijët nga klasa e parë në SHF “Jan Amos Komenski” e cila gjendet në rajonin e komunës së Karposhit./21Media

Back to top button