Ndryshimi i tij do t'ju befasojë

Ndryshimi i tij do t’ju befasojë

Një 23-vjeçar, rekrut i ushtrisë preu flokët për herë të parë pas 15 vjetësh, kështu që ai do të mund të regjistrohej në ushtri.

Batalioni i Rekrutimit i Ushtrisë së qytetit të Salt Lake në Utah, ndau video nga momenti kur Reynaldo Arroyo, 23-vjeçar, nga Riverside, Kaliforni, preu flokët për herë të parë pas 15-vjetësh.

Arroyo tha se iu desh të zhvendosej në Missoula, Montana dhe ishte me të vërtetë i lumtur që do të mund t’i bashkohej ushtrisë.

Por, para se t’i bashkohej ushtrisë, ai duhej t’i prente flokët, në mënyrë që paraqitja e tij t’i përshtatej kodit rixhid për stilin e flokëve të meshkujve, që thotë se meshkujve nuk iu lejohet që flokët e tyre të prekin jakat e këmishave apo t’ua mbulojnë veshët apo vetullat kur i krehin flokët.

Arroyo do t’i japë paratë e tij donacion për bamirësinë “Locks of Love”, që koleksionon flokë të dhuruara për të krijuar paruke për fëmijët që vuajnë nga alopecia (rënia e flokëve e lokalizuar në formë vatrash është një tjetër patologji ku floku bie në formën e vatrave të rrumbullakëta apo ovale) ose për ata që trajtojnë kancerin.

Kur u pyet për dhurimin e flokëve të tij, Arroyo tha se fatmirësisht ndonjë vajzë e vogël do t’i pranojë./21Media