“Gjermanë të ri, hiqni perçet, lexoni autorët gjermanë, integrohuni!

De Maizier tha se migrantët, të cilët refuzojnë të pranojnë vlerat gjermane nuk do të jenë në gjendje që të integrohen në shoqëri

Gjermania është destinacioni përfundimtar për shumë migrantë dhe refugjatë nga Lindja e Afërt, ndërsa zyrtarët gjermanë po kërkojnë nga gjermanët e ri që të integrohen

Në tekstin autorial të ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Tomas De Maizier, mund të shihet se autoritetet në Berlin nuk janë të mendimit se politika e dyerve të hapura e Angela Merkelit nuk kupton thjeshtë vetëm pranimin e një milionë njerëzve, pa ju imponuar atyre disa kushte në lidhje me pranimin e kulturës së shoqërisë, nga e cila janë pranuar.

“Ne shtrëngojmë duart kur takohemi dhe përshëndetemi. Në jetën e përditshme, për ne është me rëndësi të dimë se a po shohim një fytyrë miqësore apo të pikëlluar. Ne jemi një shoqëri e hapur. Nuk jemi shoqëri e perçeve. Vendi ynë karakterizohet nga krishterimi”, shkroi De Maizier në tekstin autorial me titullin “Ne nuk jemi perçe”.

De Maizier më tutje qartësoi se migrantët, të cilët refuzojnë të pranojnë vlerat gjermane nuk do të jenë në gjendje që të integrohen në shoqëri dhe rrezikojnë që të izolohen.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë më tutje shkroi se Gjermania është vend i kulturës, se vendi i tij ka pasur ndikim të madh në zhvillimin kulturor në gjithë botën.

Në komentin e tij, i cili u kritikua ashpër nga rivalët e tij politik si një përpjekje për të joshur votat e gjermanëve që kundërshtojnë imigrantët, De Maizier përmendi disa pika që duhet ti përmbahen ata që pranohen në Gjermani, duke theksuar se vetë gjermanët janë trashëgimtar të historisë së tyre, me të gjitha ngritjet dhe rëniet e saj dhe tha se Gjermania ndoshta është shteti më pro-evropian, pasi që asnjë shtet tjerë nuk ka më shumë shtete fqinje se Gjermania./21Media

Back to top button