Hoxhaj pret investime më të mëdha nga Suedia

Ministri Hoxha u takua me homologen e tij nga Suedia

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj pas një takimi që pat me homologen e tij të Suedisë, Margot Wallström, mbajtën një konferencë për media.

Minsitri Hoxha fillimisht e falënderoi ministren për vizitën që po i bënë Kosovës. Ai tha se vizita e ministres suedeze është vizitë e veçantë sepse ajo është mike e Kosovës ashtu edhe siç është Suedia, mik i Kosovës, raporton rtv21.tv

“Ne kemi një diasporë të fuqishme që jeton atje dhe është një urë lidhëse me Kosovën është prej vendeve të para që ka njoftë Kosovën”, tha Hoxhaj.

Ai tha se ministrja Wallström ka pas shumë takime gjatë qëndrimit të saj në Kosovë dhe bashkë me të tha se biseduan për shumë tema.

Ministri Hoxha theksoi se kemi raporte jashtëzakonisht të fuqishme mes Kosovës dhe Suedisë. Nga përkrahja që kemi marrë ai pret që të ketë investime suedeze sa më shumë në Kosovë dhe të rritet bashkëpunimi ekonomik.

Hoxha tha se i jemi shumë mirënjohës Suedisë për mbështetjen që ka dhënë për marrëveshjen e stabilizim asociimit./21Media

Back to top button