Presidenti bën një hap pas

Presidenti bën një hap pas

Dy partitë, të cilat janë “armiqësore” ndaj kufizimeve buxhetore të Bashkimit Evropian dhe kanë bërë premtime elektorale që do të kushtonin miliarda euro për t’u implementuar, i kërkuan kreut të shtetit italian Sergio Mattarella edhe 24 orë kohë, për të parë nëse do të mund të arrinin një akord.

Një burim pranë “Lëvizjes 5 yjet” tha për Reuters se do të duheshin më shumë ditë për arritjen e një marrëveshjeje, shkruan rtv21.tv

Italia është bllokuar në një ngërç politik që prej zgjedhjeve pa një fitues të qartë të 4 marsit, që nxorën bllokun e qendrës së djathtë, përfshirë Lega Nord-in antiemigracionit, të fitonte më shumë vende në Parlament, por ishte “Lëvizja 5 yjet” që rezultoi si partia e parë.

Lëvizja e themeluar nga një komedian ka shprehur prej javësh gatishmërinë për të formuar koalicion me “Lega Nord”-in, por me kushtin që aleati zgjedhor i kësaj të fundit, “Forza Italia” e Silvio Berlusconit të mos përfshihet në qeverisje. E pas refuzimeve të vazhdueshme për të pranuar një “veto” të tillë, Berlusconi më në fund u dorëzua mbrëmë, duke thënë se “Lega Nord” është e lirë të bashkëpunojë me “5 Yjet”./21Media