Haradinaj takon përfaqësuesit e komunitetit egjiptian

Haradinaj takon përfaqësuesit e komunitetit egjiptian

Kryeministri Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, të kryesuar nga zëvendësministrat Artan Berisha dhe Bashkim Krasniqi, me të cilët ka biseduar për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit, pozitës së tyre në shoqëri dhe përfaqësimit në institucionet e vendit.

Haradinaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se do të shihet mundësia që 24 Qershori të njihet si ditë nacionale e  komunitetit egjiptian.

“Duke respektuar secilin komunitet, si vlerë e jona e përbashkët, biseduam edhe për 24 Qershorin, Ditën Nacionale të Komunitetit Egjiptian, ku përveç organizimit institucional të kësaj ngjarje, do të shihet edhe mundësia që kjo ditë, të njihet edhe si ditë nacionale e këtij komuniteti”, ka shkruar kryeministri./21Media