Detaje nga vrasja e shumëfishtë në Vlorë

Detaje nga vrasja e shumëfishtë në Vlorë

Një 24 vjeçar i quajtur Ridvan Zykaj, ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij, duke e vrarë me kallashnikov bashkë me bashkëshorten.

Fillimisht, Ridvani vrau Demir Zukajn 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç. Më pas, ai ka shkrepur automatikun, djalit të Demirit, Azem Zykaj 45 vjeç dhe gruas së tij, Afërdita Zykaj 42 vjeç, raporton Ora News.

Autori i masakrës nuk është ndalur me kaq. Pasi ka braktisur shtëpinë e tyre, ai ka shkuar në banesën e djalit tjetër të 75 vjeçarit, duke vrarë Besimin, 43 vjeç dhe gruan e tij Vasilika, 42 vjeç. Gjithashtu, ai ka vrarë edhe dy fëmijët e tij, Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç.