Çetta mbahet mend për pajtimin e gjaqeve

Çetta mbahet mend për pajtimin e gjaqeve

Sot bëhen 24 vjet të ndarjes nga jeta të plakut të urtë Anton Çetta.

Anton Çetta mbahet mend për urtësinë e tij që kishte, për punë e madhe që ka bërë në mbledhjen e folklorit shqiptar.

Por veprimtaria e tij më e madhe, është në Lëvizjen e pajtimit të gjaqeve. Kjo lëvizje u zhvillua në fillim të viteve të 90-ta dhe arriti për një kohë të shkurtër të shuante pjesën më të madhe të hasmërive mes shqiptarëve në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare.

Kjo Lëvizje e udhëhequr nga plaku i urtë, u përkrah nga studentët dhe intelektualët e kohës.

Anton Çetta u lind në vitin 1920 në Gjakovë.

Ai mbaroi shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korçë. Studimet i mbaroi në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane.

Në zgjedhjet e para paralele të organizuara më 1992, Anton Çetta ishte zgjedhur deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së.

Çetta vdiq në vitin 1995 në Prishtinë./21Media