Studentët njoftohen me pasojat e migrimit të parregullt

Studentët e UP-së sot do të njoftohen me mundësinë e parandalimit të migrimit të parregullt dhe pasoja e tij

Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, në menaxhimin efektiv të migrimit”, sot do të mbajë ligjëratë në kuadër të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt.

Në këtë takim do të marrin pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, Teuta Pustina-Krasniqi, zëvendës rektore për Cilësi dhe Zhvillim në UP, ish-ambasadori Robert Bosch, Peter Schreiner, ekspert i migrimit, Edmond Gashi, koordinator Kombëtar për Qendrën Informuese Gjermane për Migrim, Trajnim Profesional dhe Karrierë “DIMAK”.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga Holanda si partner kryesor dhe Austria e Suedia si partner mbështetës në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim.

Back to top button