"Frika dhe Shpresa" është tema e edicionit të sivjetmë

“Frika dhe Shpresa” është tema e edicionit të sivjetmë

Nga data 15 deri më 21 korrik, mbahet edicioni i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar në Kosovë – ANIBAR, i cili ka për temë “Frikën dhe Shpresën”.

Në këtë edicion, i dhjeti më radhë, do të shfaqen 244 filma të animuar që janë selektuar nga 1223 sa kanë aplikuar për këtë edicion, si dhe programe të kuruara nga profesionistë në fushën e animacionit. Filmat do të shfaqen në Kinemanë ‘Jusuf Gërvalla’, Kinemanë e Liqenit, Kinemanë e Kubave dhe Teatrin ‘Istref Begolli’.

“86 filma do të shfaqen në kategoritë e Filmit Ndërkombëtar të Animuar; Filmit të Studentëve; Filmave të Ballkanit; Filmave të Animuar Muzikor, si dhe Filmave të Metrazhit të Gjatë të Animuar.”, bëhet e ditur në komunikatën e ANIBAR-it.

Krahas këtij programi garues do të ketë edhe programe jashtë garës si panorama dhe programi për fëmijë dhe adoleshentë, programe speciale, prezantime, diskutime, panele, master-klasa dhe punëtori./21Media