Kampioni aktual i Francës ka bërë një ofertë për trajnerin e Napolit

Kampioni aktual i Francës ka bërë një ofertë për trajnerin e Napolit

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri nuk ka dashur që të flasë për të ardhmen e tij, pasi është i koncentruar vetëm te ky stinor që po kalon me Napolin.

Mirëpo në ndërkohë ai ka pranuar një ofertë të majme nga Franca.

Është Monaco klubi që i ofron Sarrit një kontratë dyvjeçare me pagë gjashtë milionë euro në sezon, ndërkohë që presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis nuk shkon më shumë se tre milionë euro për rinovimin e kontratës deri më vitin 2021.

Diferenca është e madhe, nëse vendos të nisi një eksperiencë të re në Francë, 59-vjeçari do të përfitojë dyfishin e shumës që ofron De Laurentiis.