Një gjykatë amerikane ka shqiptuar dënimin prej 25 milionë dollarëve amerikanë ndaj “Trump University”, për mashtrim

Një gjykatë amerikane ka shqiptuar dënimin prej 25 milionë dollarëve amerikanë ndaj “Trump University”, për mashtrim

Studentët e kishin paditur “Trump University”, për premtime të rreme, pasi ata paguan nga 35.000 dollarë amerikanë, për të mësuar aty “sekretet” për të investuar në pasuri të patundshme nga instruktor “të zgjedhur”.

Ndaj “Trump University”, u ngritën tre padi, nga dy klasë në Kaliforni dhe një në Nju Jork, të cilat janë iniciuar nga Prokurori i Përgjithshëm, Eric Schneiderman.

Schneiderman njoftoi se janë mashtruar mbi pesë mijë studentë në mbarë vendin, dhe dëmi i shkaktuar është rreth 40 milionë $, raporton Vjesti.hr.

Sipas gjyqtarit Gonzalo Curiel, nga San Diego, vlera e dënimit prej 25 milionë dollarëve, mbulon mbi 85 përqind të të gjithë shkollimit të paguar./21Media