Sipas Elezit, vendimmarrja do të bëhet deri më 10 shtator

Sipas Elezit, vendimmarrja do të bëhet deri më 10 shtator

U përmbyll afati ligjor për dorëzimin e kërkesave dhe listave të kandidatëve të subjekteve politike në KQZ, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit.

Zëdhënësi për media në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi njoftoi se kërkesat për pjesëmarrje në zgjedhje i kanë dorëzuar 25 subjekte politike.

“KQZ njofton se është përmbyllur afati për dorëzimin e listës së deputetëve për certifikim në zgjedhjet e 6 tetorit. Brenda afatit kohor kanë dorëzuar gjithsej 25 subjekte politike, 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 i pavarur”, tha ai.

Elezi tha se nuk ka iniciativa qytetare që kanë dorëzuar listën e tyre për certifikim.

Ai tregoi se nga nesër do të shqyrtohen këto aplikime dhe vendimmarrja do të bëhet deri më 10 shtator.

Lista e subjekteve politike