I dështoi lidhja me burrin e martuar

I dështoi lidhja me burrin e martuar

Një organizatore e dasmave dhe ngjarjeve festive ka mbytur veten pasi lidhja e saj me një burrë të martuar kishte dështuar.

Emily Henthorn, 25 vjeç, nga Leigh, Greater Manchester, kishte mbajtur shpresat se do të jetonte në një shtëpi me të dashurin e saj, Andrew Hardman.

Emily ia kishte planifikuar dasmën Andrew Hardman aty ku edhe u njohën dhe filluan lidhjen e tyre. Sidoqoftë, Hardman vendosi ta shpëtojë martesën e tij duke i dhënë fund lidhjes së tij pesë mujore me Henthorn.

Nëse nuk mund të jetoj me ty, atëherë nuk mund të jetoj pa ty”, i kishte thënë Emily të dashurit të saj Hardman.

Vetëm disa ditë më vonë, babai i saj e gjeti Emilyn të vdekur në shtrat, transmeton rtv21.tv.

Por, babai i saj tregoi se kishte vite që Emily nuk ishte mirë me shëndetin mendor./21Media