250 persona janë zhdukur gjatë 48 orëve të kaluara në Detin Mesdhe

Sipas të dhënave të UNHCR

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatë, UNHCR, kumtoi se vetëm gjatë 48 orëve të kaluara janë zhdukur 250 persona, si pasojë e fundosjes së dy anijeve me refugjatë në Detin Mesdhe.

Në fatkeqësinë e parë, e cila ndodhi më 7 maj afër brigjeve të Libisë, janë zhdukur 163 persona. Roja detare e Libisë ka arritur të shpëtoi një femër dhe një mashkull, ndërsa për të tjerët ekziston frika se janë mbytur,shkruan rtv21.tv

Në fatkeqësinë e dytë, 82 persona janë zhdukur, pas fundosjes së anijes së gomës, me të cilën po lundronin. Në anije kanë qenë 132 persona, me ç’rast 50 prej tyre janë shpëtuar dhe janë dërguar në Itali.

Që nga fillimi i këtij viti, mbi 1300 persona janë zhdukur në përpjekje për të kaluar Detin Mesdhe nga drejtimi i Afrikës së Veriut drejtë Italisë./21Media

Back to top button