Skuadra e Vardarit e humbi pjesën e parë

Skuadra e Vardarit e humbi pjesën e parë

Në kuadër të Ligës së Kampionëve në Hendbollin e Evropës, në konkurrencën e femrave, sot në finale janë duke u përballur ekipi i Gyor Audi ETO KC dhe HC Vardari, shkruan rtv21.tv

Në pjesën e parë të ndeshjes dy skuadrat luajtën lojë interesante, ku herë dominonte njëra e herë tjetra. Por, ishte skuadra e Gyorit, e cila në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje ishte më e fortë,  e cila edhe arriti ta mposhtë skuadrën e Vardarit me rezultat 15:12.

Ndeshja ështe duke u transmetuar live në RTV21 Plus.

Ndryshe, dje Vardari e ka deklasuar Bucurestin, ndërsa Gyroi e ka mposhtur Buducnostin./21Media