Disa njerëz që ndryshuan botën u lindën në këtë datë

Disa njerëz që ndryshuan botën u lindën në këtë datë

26 gushti për dikë mund të jetë vetëm një ditë e zakonshme në kalednar, por kjo datë ditë tjetër mund ta lidh me ndonjë ngjarje të rëdnësishme të jetës. Kurse për disa persona që lanë gjurmë në histori sot është dita e lindjes.

E kur jemi tek kjo pikë kush mund të ketë lënë gjurmë më shumë se sa “Nënë Tereza”?!

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, e Shenjta Nënë Terezë lindi më 26 gusht të vitit 1910. Nënë Tereza mbetet një nga personalitet më të njohura shqiptare në gjithë botë, e cila kontribuoi shumë në bamirësi. Njëkohësisht ajo njihet si ambasadorja më e mirë e popullit shqiptar në botë, shkruan rtv21.tv

Në këtë datë lindën edhe persona të tjerë që me idetë te tyre ndryshuan mënyrën e jetesës së njerëzimit.
I tillë është edhe shpikësi i radios fizikanti Lee De Fores, i njohur si babai i radios. Ai u lind më 26 gusht të vitit 1873/. Trioda që ai shpiku në vitin 1906, njihet si arritja më e rëndësishme në fushën e elektronikës deri në atë kohë. Aftësia e madhe e triodës për të kapur dhe amplifikuar sinjalet e radios, si dhe për të gjeneruar sasi të kontrolluara energjie, u bë bazë për zhvillimin e shpejtë të elektronikës dhe industrisë së komunikacionit. De Forest shpiku gjithashtu komponentët elektronikë që ishin me rëndësi kritike në zhvillimin e telefonave, transmetuesve me valë të shkurtra, fonografëve, filmave me zë dhe më pas të radarëve dhe televizorit.

Ndërsa sot shënohet edhe ditëlindja e një persoanliteti tjetër të rëndëshsihëm është fjala për kimistin Antoine Laurent de Lavoisier. Ai u lind më 26 gusht të vitit ë vitit 1743 në Paris dhe u ekzekutua nga revolucioni më 8 maj 1794. Ishte kimist francez dhe formuesi i kimisë bashkëkohore. Antuan Loren Lavuazie konsiderohet si babai i kimisë. Ishte Lavuazie që i vuri emrin oksigjenit dhe zbuloi rolin e tij në frymëmarrjen e qenieve të gjalla. Ishte ai që zgjidhi enigmën e flogjistjonit./21Media