Nuk është raportuar për viktima

Nuk është raportuar për viktima

Të paktën 26 persona janë gjetur brenda një kontenieri frigoriferik në një anije që po udhëtonte nga Britania për në Holandë.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Shërbimet e emergjencave shkuan menjëherë në portin e Vlaardingen pasi u njoftuan për ngjarjen.

Pjesëtarët e ekuipazhit i gjetën 26 personat dhe njoftuan autoritetet, të cilat po vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky incident ka ndodhur vetëm disa javë pas tragjedisë së Essex, ku janë u gjetur 39 trupa njerëzish të vdekur brenda një kamioni me kontenier frigoriferik. Të dy personat që ishin duke udhëtuar me kamion janë arrestuar nën akuzën e vrasjeve./oranews