Ndërpritet procesi

Ndërpritet procesi

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00. Kjo pas kundërmimit të zarfeve. Si pasojë e kësaj raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve.

Rastin e ka konfirmuar për potalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Polica posedon informacionin dhe në apektin policor jemi duke e trajtuar”, tha Hoxha.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Portali rtv21.tv ka kontaktar edhe me Kliniken Infektive dhe është në pritje të një përgjigje për gjendjen shëndetësore të personave që u helmuan.

Në Kosovë më 6 tetor u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. /21Media