Amerikania arriti me sukses një sfidë jetësore

Amerikania arriti me sukses një sfidë jetësore

Amerikania 26 vjeçe, Mandy Horvath, në vitin 2014 humbi të dy këmbët si pasojë e goditjes nga një tren thëngjilli në Nebraska. Por, në vend të zhgënjimit nga jeta, ajo vendosi ta sfidojë atë.

Mandy provoi diçka që ndoshta pak personave në gjendje të mirë fizike do t’u shkonte në mendje ta bënin. Ajo u ngjit në Statujën e Lirisë, me ndihmë të vetëm duarve të saj. Në këtë nivel, Mandy, 250 shkallë i kaloi për vetëm shtatë minuta, shkruan rtv21.tv

Mandy e cila jeton në Colorado Springs, në një deklaratë për media ka treguar se kjo nuk është sfida e vetme që e arriti. Ajo ka thënë se prej se humbi këmbët në vitin 2014, tashmë është ngjitur në dy bjeshkë, në vitin 2018 në majatë malit Pikes Peak në pjesën veriore të Amerikës, ndërkaq në 2019-tën, u ngjit në shtegun e popullarizuara të hiking-utjkingut mbi Manitou Springs, në Colorado.

Por ajo, ngjitjen në Statujën e Lirisë e vlerëson si të veçantë.

Duke qenë se jam amerikane, ishte diçka e hatashme të ngjitesha në një monument kaq madhështor në kulturën tonë, monument të cilin e njeh e tërë bota”, ka thënë Mandy.

Ajo po ashtu shtoi se e ka pasur ëndërr të ngjitet në këtë statujë, por as tani që është me aftësi të kufizuar, nuk ia ka lejuar vetës që kjo ta zmbraps.

Mandy ka edhe një mesazh për personat me aftësi të kufizuara. Ajo ka thënë se me këtë sfidë ka dashur t’i tregojë botës, në veçanti personave me aftësi të kufizuara se çdo gjë është e mundur, se ata nuk bënë ta shohin botën vetëm zi, pasi që ka edhe anë të mira.

Nëse unë ia kam dal në të gjitha që kam përjetuar deri më tani, atëherë këtë mund ta bëjnë edhe të tjerët”, përfundoi Mandy./21Media