Luftimi i korrupsionit

Luftimi i korrupsionit

Sot në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, përfundoi trajnimi i realizuar nga ICITAP-i amerikan ku morën pjesë 27 punonjës të Inspektorati Policor të Kosovës.

Ky trajnim është vazhdimësi e përkrahjes së IPK-së nga ICITAP-i amerikan në fuqizimin e kapaciteteve profesionale në fushën e hetimeve.

Ligjërues të këtij trajnimi ishin ekspertë të lartë të FBI-së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë  edhe kryeshefja e IPK-së Miradije Kelmendi, e cila në fjalën e saj të rastit falënderoi ekspertët dhe zyrtarët e ICITAP-it për kontributin e tyre në rritjen e profesionalizmit në IPK.

Pjesë e ceremonisë ishin gjithashtu edhe udhëheqësja e programit të ICITAP-it në Kosovë Kimberly Rife dhe drejtori i AKSP-së Smajl Smakiqi, të cilët vlerësuan lart rëndësinë e fuqizimit të kapaciteteve të IPK-së në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.