Bodibillderja merr nofkën “super-grua”

Bodibillderja merr nofkën “super-grua”

Emily Hackett, 27 vjeçarja nga Chatham, Kent i Anglisë ushtron gjashtë ditë në javë, që do të thotë se pushon vetëm një ditë. Ajo ka transformuar tërësisht trupin e saj, është bërë e tëra me muskuj.

Falë këtyre ushtrimeve të vazhdueshme, Emily po ashtu arriti të ngritë pesha deri në 130 kilogramë. Diçka që tani e veçon këtë grua është se ajo u pagëzua me emrin “super-grua”, shkruan rtv21.tv

Emily në një deklaratë ka treguar se si i ka lindur ideja që të merret me vetën e saj, të ushtrojë, e të bëjë jetë të shëndetshme. Ajo ka thënë se më parë ka qenë vajzë e festave, që ka preferuar daljet, dhe pothuajse vazhdimisht ka qenë jashtë shtëpisë.

Ka ngrënë vetëm ushqime të ngrohura në mikrovalë, dhe ka qenë shumë e dobët fizikisht. Por në vitin 2016, i ka lindur ideja që të ushtrojë në palestër, me një fjalë të bëhet vet-vetja dhe këtë e arriti. Dhe si çdo njeri ambicioz, as Emily nuk ndalon me kaq. Ajo tani synon të arrijë akoma më shumë, të fitojë titullin kampione bote në bodibillding./21Media 

 

View this post on Instagram

 

1.5 weeks out! 👌🏻 @wbff_official – ◾️WEIGHT: 53kg (starting weight was 62kg) ◾️MACROS: 👉🏻Low day: C150 P130 F40 = 1480 cals 👉🏻High day/ C200 P140 F40 = 1680 cals ◾️CARDIO: 6x 40 min LISS – Changes are happening daily now! Hamstrings are finally popping… only took 16 weeks 🙄😂 – Calories have slightly increased this week which I am not comparing about! For the last 16 weeks I have been flexible dieting but now I am in the last few weeks of prep my food has been stripped back to basics. – This means I’ve cut back on anything processed like cereal / flavoured rice cakes etc and sticking to the staples such as lean meats, rice, sweet pot, plain rice cakes and nut butter. – At this point it really doesn’t bother me as as it’s only for 11 days! Eyes are on the prize! 🤩 Plus my excitement is through the roof at the moment as I got pictures through of my bikini today and it looks next level 😍 So excited for my fitting this Sunday with the amazing @renatamassaccesi_fabcostumes – I will be posting 1 more physique update on my page early next week then after that I’m keeping things on the down low until show day! 🙊 – Who’s coming to watch the show? 👇🏻 – @pauldillett @allisondillett @tbconditioning @tbconditioning @toby.harrison

A post shared by Emily Hackett WBFF PRO (@emilybta_fitness) on

Emily, bashkë me të dashurin e saj, Ross Cowan, tani drejtojnë një kompani trajnimi në linjë direkte, të njohur si BTA fitness, përmes së cilës shpresojnë t’i inspirojnë edhe gratë tjera që të merren më tepër me shëndetin e dukjen e tyre, të ushtrojnë fizikisht, të hanë ushqime të shëndetshme.

Sipas Emilyt, për të pasur shëndet të mirë dhe stil të shëndetshëm, duhet të ushtrojmë fizikisht, të hamë shëndetshëm dhe të flemë mjaftueshëm. Vetëm në këtë mënyrë mund të jemi të lumtur me vetën tonë./21Media