Laura Durheim tregon 'sekretin'

Laura Durheim tregon ‘sekretin’

Një 27-vjeçare nga New South Wales vendosi të përmirësonte dietën ushqimore prej një loje në park. Ajo nuk mund të bënte xhiro për shkak të peshës, e cila nuk e lejonte që të ulej në ndjenjëse pasi peshonte 160 kg.

Laura Durheim vendosi që të heqë dorë nga ushqimet e thata dhe pijet me gaz, gjë që e ndihmoi të humbte 95 kg.

“Unë kam patur probleme me peshën që kur nuk e mbaj mend. Unë përdorja anti-depresantë dhe flija shumë pasi ndihesha gjithmonë e lodhur. Nuk haja asnjëherë mëngjes, por paradite pëlqeja një petë me salcice dhe petull. Dreka ishte gjithmonë në fast food që përfshinte një hamburger të madh. Në darkë konsumoja të njëjtën gjë si në drekë ose ndonjë tjetër ushqim të thatë”, tha ajo për Femail.

Përveç tyre, gjatë ditës pinte rreth 3-5 litra pije me gaz. Rënien në peshë e shoqëroi me regjistrimin në palestër, gjë që i ndryshoi tërësisht jetesën.

Ka kaluar një vit dhe nuk humb asnjë ditë në palestër dhe në dietën ushqimore nuk përfshihen aspak pijet me gaz apo ushqimet e thata. Laura përdor vetëm fruta, perime, ujë dhe lëngje./oranews