Shënohet 28 gushti

Shënohet 28 gushti

28 gushti është dita kur njerëzit në gjithë botën kujtojnë kafshët që kanë humbur. Të gjithë ata që i duan kafshët, e dinë pikëllimin me të cilin shoqërohet ndarja në këto raste. Kafshët shtëpiake bëhen familje dhe pjesë e rëndësishme e jetës së njeriut.

Vuajtja për humbjen e tyre është e ndryshme për çdo njeri, andaj edhe kjo ditë synon që të ofrojë një mundësi për shërim të plagëve.

Duhet të gëzoheni për shtëpinë që ju ofruat dhe gëzimin që morët si kthim. Kur të jeni të gatshëm, do ta zëvendësoni kafshën tuaj me një kafshë tjetër shtëpiake. Ka shumë kafshë që presin ende për një shtëpi.

Zakonisht kjo ditë shënohet duke ndarë kohën për të kujtuar momentet me kafshën që keni humbur, konsideroni mundësinë që të vizitoni strehimore të kafshëve, nëse ndjeheni të gatshëm.

Qentë, macet dhe kafshët e tjera lënë një zbrazëti në shtëpi me mungesën e tyre.