Dafina Zeqiri lutet që nëntorët e tjerë të na gjejnë të lumtur e të fortë

Dafina Zeqiri lutet që nëntorët e tjerë të na gjejnë të lumtur e të fortë

Këtë vit dita e Flamurit shqiptarët i gjeti në zi, shkaku i tërmeteve në Shqipëri që ndodhën para dy ditëve, si pasojë e së cilëve vdiqën dhjetëra persona, ndërsa u lënduan qindra të tjerë.

Këngëtarët e njohur kanë anuluar aktivitetet që ishin paraparë të mbaheshin për nderë të 28 Nëntorit derisa vëmendja është përqendruar në Shqipëri për të ndihmuar të pastrehët.

Dafina Zeqiri përmes një postimi në Instagram ka thënë që të bashkuar i rezistojmë çdo stuhie, ndërsa lutet që nëntorët e tjerë të na gjejnë të lumtur.

“Zemër bashkuar jemi gjithë të fortë, i rezistojmë çdo stuhie. Gëzuar 28 Nëntorin sot me lot e tjerët t’na gjejnë të lumtur e të fortë! Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar Dafina.

 

 Në ditën e flamurit, artistë të shumtë shqiptarë kanë shkruar fjalë emocionuese, duke i lidhur me tragjedinë që po përjeton Shqipëria.

28 Nëntori që njihet edhe si Dita e flamurit është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën, sepse në këtë datë të vitit 1912 ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë. Dita e Flamurit është festa që bashkon shqiptarët kudo në botë. Është datë e veçantë edhe për arsye se është edhe datëlindja e heroit, Adem Jasharit./21Media