Rekordi me sërf në kategorinë e femrave

Rekordi me sërf në kategorinë e femrave

Francezja Justine Dupont shënoi histori në plazhin Praia do Norte, në detin Nazare në Portugali. Ajo bëri sërf në valë të detit në lartësinë më të madhe deri më sot.

Kjo sërfuese, me këtë sfidë arriti rekordin botëror për sërfimin në valët më larta, në kategorinë e femrave, në lartësinë e valëve në 21.33 metra, shkruan rtv21.tv

Rekordin e deritanishëm në këtë kategori e mbajti braziliania Maya Gabeira, të cilin e arriti në vitin 2018. Gabeira, këtë rekord e theu me sërfim në valët të cilat arritën lartësinë në 20.72 metres.

Plazhi Praia do Norte, në fshatin detar Nazare të Portugalisë, në vitin 2011 u bë i famshëm në botë për vale të larta, më saktësisht kur surfuesi nga Hawaii, Garrett McNamara theu rekordin botëror për sërfim në detin me valët më të larta në atë kohë, në lartësi prej 23.77 metrash, rekord ky të cilin në vitin 2017 e arriti sërfuesi brazilian Rodrigo Koxa, me sërfim në valë prej 24.384 metra./21Media