Sipas DnV-së deri në orën 09:30 kanë votuar 6% e qytetarëve me të drejt vote

Sipas DnV-së deri në orën 09:30 kanë votuar 6% e qytetarëve me të drejt vote

Demokracia në Veprim (DnV), në një konferencë për media ka deklaruar se në bazë të të dhënave nga terreni  procesi i votimit po rrjedh i qetë.

Demokracia në Veprim nga të dhënat deri në orën 09:30 procesi i votimit ka qenë i qetë. Sipas DnV-së, 102 mijë qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë përaktësisht 6% e qytetarëve me të drejt vote.

Sa i përket parregullsive në gjetjen e vendvotimit, sipas DnV-së janë evidentuar 3 mijë e 695 raste të tilla, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa, sa i përket asistencës për të votuar deri në orën 09:30 janë raportuar 5 mijë e 283 raste në 1 e 809 vendvotime.

46 raste janë shënuar kur një person ka ofruar asistencë më shumë se një herë, me këtë parregullsi prinë Prishtina me 12 raste, pastaj Mamusha 6 raste.

E sa i përket fotografimit të votave janë shënuar 29 raste në 23 vendvotime. Prinë komuna e Prishtinë me 5 raste, Peja 4 ,Rahoveci 4 dhe Lipjani 3 raste.

Në këtë periudhë kohore kishte edhe parregullsi si qëndrim i më shumë personave prapa kabinave./21Media