Gjithsej 177 të prekur nga koronavirusi

Gjithsej 177 të prekur nga koronavirusi

Ditën e sotme nga Ministria e Shëndetsisë së Maqedonisë është raportuar për 29 raste të reja pozitive me koronavirus, në 24 orët e fundit. Sipas qyteteve: Shkupi (20), Kumanova (3), Velesi (3), Prilep (2) dhe Dibra (1).

Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 që nga ora 12:00 pasdite sot është 177 persona, nga të cilët 1 u shërua dhe 2 vdiqën.

Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e COVID-19 janë regjistruar në:
– Shkup – 108
– Dibër (41) – 1 i vdekur
– Kumanova (11) – 1 i vdekur
– Shtip (7)
– Velesi (3)
– Kavadarci (2)
– Ohër (2)
– Prilep (2)
– Gostivar (1), raporton TV21./21Media