Për të nderuar heronjtë do të bëhen homazhe

Për të nderuar heronjtë do të bëhen homazhe

29 vite më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, në luftime të pabarabarta me forcat e armikut, ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Afrimi e Fahriu ranë në altarin e lirisë pas një rezistence disa orësh ndaj një rrethimi të hekurt të policisë dhe ushtrisë serbo-jugosllave.

Për të nderuar heronjtë, sot do të bëhen homazhe: Në ora 10:00, behën homazhe në fshatin Llugë të Podujevës, pranë obeliskut të heroit të kombit, Afrim Zhitia.

Në ora 12:00, në fshatin Llaushë të Podujevës, bëhen homazhe të përmendoret e heronjve të kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu.

Në ora 14:00, bëhen nderime në Bregun e Diellit, në vendin ku kanë ra heroikisht heronjtë e kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të bëjë homazhe dhe do të merr pjesë në ceremoninë e lansimit të pullës postare me rastin e 29-vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu./21Media